Ibrahimi: BDI në opozitë le ta mbledh mendjen, VMRO-DPMNE e njeh VLEN-in si përfaqësues të votës shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 21:49

Ibrahimi: BDI në opozitë le ta mbledh mendjen, VMRO-DPMNE e njeh VLEN-in si përfaqësues të votës shqiptare

Zeqirija Ibrahimi nga VLEN tha se BDI duhet të shkoj në opozitë dhe të mos thirret në legjitimitet, sepse sipas tij, nuk e ka Fronti Europian por e ka VLEN-i.

“BDI le të shkoj në opozitë, le t’i mbledhin mend e të mos vajtojnë. Ne jemi të mandatur që shqiptarët të përfaqësohen nga ne në qeveri. Pse, kush i përfaqëson shqiptarët Ismaili Jaoski i BDI-së, apo ajo vajza në Front nga Shuto Orizarja? Maqedonia e Veriut është shtet binacional, sepse ka garë mes partive shqiptare dhe jo-shqiptare.

Edhe VLEN ka pasur vota nga etnitet e tjera, mirëpo ne jemi thirrur në vota shqiptare ndaj ne e kemi legjitimitetin. Këto ishin rregullat e lojës elektorale, ne me vota shqiptare ato me koalicion jo-shumicë”, tha Ibrahimi në “Klan Debat”.

Ai tha se Hristijan Mickoski ka pranuar VLEN-in ne qeveri si përfaqësues të votës shqiptare.

“VMRO-DPMNE ka respektuan verdiktin e votës shqiptare, ata e dinë se vetëm në e kemi të drejtën të flasim dhe mbrojmë votën shqiptare. Ahmeti le të shkoj në opozitë dhe le të reflektoj e mendoj se si do të garoj në zgjedhjet e tjera”, deklaroi Ibrahimi.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 21:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?