Mbetet mister vrasja e të riut në rrugën e “plastikave”, autorët në arrati!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 19:13

Mbetet mister vrasja e të riut në rrugën e “plastikave”, autorët në arrati!

Dy ditë pas incidentit të armatosur në rrugën e plastikave ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u lënduan, akoma nuk dihen motivet. Ministria e Brendshme thotë se kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet së bashku me Prokurorinë Publike për gjetjen e autoreve dhe zbardhjen e këtij incidenti të armatosur.

Dy personat që mbetën të plagosur në këtë incident janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjendja e të riut 19 vjeçar O.B i plagosur në incidentin në rrugën e plastikave është e qëndrueshme por vazhdon të mbetet në respirator në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas mjekëve, ai ka marrë lëndime në pjesën e kraharorit, në pjesën e stomakut, dhe në këmbë.

“Gjendja e djaloshit 19 vjeçar të cilit i bëmë intervenime kirurgjikale në natën kritike është stabile por vazhdon të jetë në kujdesin intenziv, në respirator por parametrat vitale i ka të kënaqshme dhe brenda 24 orëve në vijim shpresoj se do të lirohet nga respiratori, mbështetja e aparatit për frymëmarrje. Ka lëndime të shumta, në pjesën e kraharorit, në pjesën e stomakut, dhe këmbën, do të ketë intervenime tjera në pjesën e ekstremiteteve por tash për tash, rezultati, analizat dhe gjendja e tij është në nivel të pritshmërisë”, u shpreh Nexhati Jakupi, drejtori i Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare.

Ndërkohë i plagosuri tjetër 24 vjeçari T.A është goditur me një plumb dhe ka marr lëndime në pjesën e pasme të gjoksit, goditja ka përfunduar pranë shtyllës kurrizore dhe fatmirësisht pa asnjë dëmtim në vetë palcën.

“Tek ne është sjellë një pacient 24 vjeçar me lëndime nga armë zjarri me lëndime në pjesën e pasme të gjoksit, plumbi ka përfunduar afër palcës së shtyllës kurrizore dhe për fat të mirë pa ndonjë lëndim të palcës, është bërë menjëherë ndërhyrje kirurgjikale dhe tani është në gjendje stabile dhe mendoj se gjatë kësaj ditë do të transferohet në repartin e spitalit”, deklaroi Luben Arsenov, rejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.

Incidenti me një viktimë dhe dy të plagosur ndodhi dy ditë më parë pak minuta para mesnatës. Viktima ishte këngëtari dhe blogeri Amar Ismani. /Alsat.mk

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?