Presidentja arsyeton mospërdorimin e emrit të shtetit në Vatikan

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 19:18

Presidentja arsyeton mospërdorimin e emrit të shtetit në Vatikan

Nuk mendoj se kjo është ndonjë problem, apo injorim i Maqedonisë dhe injorim i shtetit, pasi është ditur se kush është delegacioni dhe kush jemi ne. Kështu u shpreh presidentja e shtetit, Gordana Silajnovska-Davkova, e pyetur se pse në Vatikan nuk është përdorur emri zyrtar i shtetit nga ana e delegacionit të Maqedonisë së Veriut. Ајо deklaroi se atyre u është dukur se kjo është zgjidhje e mirë.

Gordana Siljanovska-Davkova, presidente

“E para, e dini se lentat nuk janë aq të mëdha, biseduam në kabinet, patëm edhe mendime të ndryshme mes vete, për shembull unë pata mendim që të jetë RMV, por disi në fund, pasi unë jam në krye të delegacionit, ishte e mundur që edhe kjo të jetë ndonjë zgjidhje. Edi se mund të ketë vërejtje, i kuptoj shumicën e tyre. Në bazë të drejtës për shprehjen e lirë kemi menduar për këtë zgjedhje”.

E pyetur nëse mendon se reagimet që vijnë nga vendet fqinjë për mos përdorimin e emrit zyrtarë të shetit, do ta kthejë mbrapa Maqedoninë e Veriut, presidentja tha se, në asnjë mënyrë nuk mendon se një deklaratë mund ta kthejë vendin mbrapa.

Gordana Siljanovska-Davkova

“Situata në të cilën gjendemi sot nuk është vin-vin, nëse dikush mendon se me anëtarsimin e NATO-s, është zgjidhje që i zgjedh problemet, nuk mendoj se është kështu, është mirë që jemi anëtar të NATO-s, por nuk është hap përpara. Nëse jeni për anëtarësim, nuk do të thotë se a jeni për fillimin e bisedimeve, kjo për mua është hap mbrapa. Sipas kësaj, është mirë që të gjithë t’i realizojn detyrat që i kanë marrë”.

Në lidhje me reagimet për mospërdorimin e emrit zyrtar në inagurimin në parlament, Davkova thotë se nuk e ka thyer Marrëveshjen e Prespës, as nuk e ka shkelur marrëveshjen, as nuk ka thënë se do e ndryshojë marrëveshjen, por vetëm gojarisht e ka përdorur të drejtën e shprehjes së lirë. /SHENJA/

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?