Reagon agjenti i Uzunit: “Ka shënuar më shumë se 5 nga 6 sulmuesit e thirrur nga Silvinjo”

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 19:49

Reagon agjenti i Uzunit: “Ka shënuar më shumë se 5 nga 6 sulmuesit e thirrur nga Silvinjo”

Silvinjo ka befasuar jo pak me listën e kombëtares sw Shqipwrisw për “EURO 2024”, ku ra në sy lënia jashtë e dy sulmuesve si Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, të cilët kanë qenë të ftuar në çdo ndeshje kualifikuese. Po përtej këtij fakti lojtarët kanë patur edhe një sezon pozitiv me skuadrat e tyre, teksa Cikalleshi në Turqi ka realizuar 12 gola në kampionat me Konjasporin, ndërsa Uzuni 11 gola në La Liga me Granadën. Jo vetëm kaq, por të dy bashkë kanë dhënë 6 asiste, ndërsa për këto statistika ka patur edhe reagime të forta.

Fillimisht e nisi Granada, skuadra e Myrto Uzunit, që postoi në rrjetet sociale një shqiponjë dhe me teksin ‘gjithmonë me ty Myrto’. Më tej ka shkuar agjenti i futbollistit, Franci Bode, i cili referuar statistikave thotë se ‘Uzuni ka shënuar më shumë se 5 nga 6 sulmuesit e thirrur nga Silvinjo’, ndërsa shton se ‘beratasi nuk e meritonte këtë padrejtësi’.

Krejt ndryshe është përjetuar nga ata të cilët janë thirrur për të qenë në Europian. Daku, ka qenë duke ndjekur listën në kohë reale bashkë me familjarët, ndërsa kur ka parë emrin e tij ka shpërthyer një gëzim i madh, ndërsa nuk kanë munguar edhe lotët nga futbollisti.

Marash Kumbulla ka reaguar në rrjetet sociale, teksa shkruan se ‘krenaria që ndjen pas thirrjes nga kombëtarja për të luajtur në Evropian është e vështirë të shpjegohet’.

Listës së reagimeve i është shtuar edhe Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit, i cili dikur refuzoi të luante me Shqipërinë duke zgjedhur Zvicrën. Ai ka etiketuar Ajetin, por edhe të rikthyerit Abrashi dhe Aliji, ndërsa ka shkruar ‘forca çuna’.

30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?