Ahmeti: Po nisim rrugëtimin për të parandaluar majorizimin

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 13:59 Përditësuar

Ahmeti: Po nisim rrugëtimin për të parandaluar majorizimin

“Po nisim rrugëtimin për të parandaluar majorizimin! Vota e qytetarëve nuk guxon të shkojë huq”, kështu tha lideri i BDI-së në koferencën për mediat duke folur në emër të Frontit Europian, njofton Flaka

“Po nisim rrugëtimin për të mos e lejuar këtë majorizim dhe ftojmë qytetarët që të na bashkëngjiten në përpjekjet tona për ta mbrojtur votën, legjitimitetin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se shumë shpejt do të bëhet me dije agjenda e Frontit Europian për hapat e më tejme, dhe shtoi që organizimi politik do të jetë i madh përfshi edhe përfaqësuesit e Pushtetit Lokal të drejtohen nga partitë e Frontit.

Ai pyeti se pse shqiptarët dhe komunitetet e tjera joshumicë të organizohen në parti politike nëse fituesi nuk hyn në qeveri.

“Pse këto komunitete duhet të organizohen në parti politike dhe ta kërkojnë legjitimitetin nëse për ato vendos partia më e madhe maqedonase”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti tha se përkundër marrëveshjes, humbësit e zgjedhjeve po na kthejnë para dy dekadave, duke aluduar tek liderët e VLEN-it dhe marrëveshja mes liderëve shqiptarë.

Duke folur për marrëveshjen mes liderëve shqiptarë, Ahmeti tha se marrëveshja është shkelur nga liderët e VLEN-it dhe se e njëjta është e vulosur, duke shtuar se dokumenti është deponuar në adresë përkatëse.

Sipas Ahmetit, marrëveshje ishte se nuk do të formohet qeveri pa realizimin e ndryshimeve kushtetuese është shkelur nga liderët e VLEN-it.

“Së paku unë nuk njihem për gënjeshtar në opinion, sepse nënshkrues i asaj marrëveshje, i atij dakordësimi jemi bashkë me të gjithë, sot andej, ata që e kanë braktisur këtë marrëveshje dhe e kanë shkelur këtë marrëveshje. Nga të gjithë këtu që janë me mua bashkë, asnjëri nuk është nënshkrues, nënshkruesit janë andej dhe nuk e kanë respektuar fare”, deklaroi Ahmeti.

“Së paku unë nuk njihem për gënjeshtar në opinion, sepse nënshkrues i asaj marrëveshje, i atij dakordësimi jemi bashkë me të gjithë, sot andej, ata që e kanë braktisur këtë marrëveshje dhe e kanë shkelur këtë marrëveshje. Nga të gjithë këtu që janë me mua bashkë, asnjëri nuk është nënshkrues, nënshkruesit janë andej dhe nuk e kanë respektuar fare”, deklaroi Ahmeti.

Duke folur për lëshimin e seancës kuvendore, Ahmeti tha se Kuvendi u braktis sepse janë ndierë të fyer dhe se është shkelur legjitimiteti.

Ahmeti tha se përgjegjësinë për marrëdhënie të mira ndëretnike e mban mandatari, nëse do ta respektojë legjitimitetin.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 13:59 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.