Geer: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin procesin e reformës

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 21:34

Geer: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin procesin e reformës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer, tha se është në interesin e vendit tonë të vazhdojë rrugën e BE-së dhe se Unioni është i gatshëm të punojë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformës, përcjell FLAKA.

“Mesazhi im do të ishte për qeverinë dhe, në fakt, për të gjithë vendin. Unë besoj se interesi i këtij vendi është të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ne në Bashkimin Evropian jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave, i cili është i nevojshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar këtë vend të përparojë në rrugën e tij drejt BE-së”, tha ai Geer.

Është një detyrë, shtoi ambasadori evropian, e cila do të jetë para së gjithash për qeverinë, por jo vetëm për të, por, tha ai, do të kërkojë edhe mbështetjen e të gjithë aktorëve kryesorë nga i gjithë spektri politik.

“Me fjalë të tjera, zgjerimi duhet të jetë një projekt kombëtar që do t’i bashkojë të gjithë për të punuar në reformat, për të zbatuar masat e nevojshme, në mënyrë që të anëtarësojmë sa më shpejt në Bashkimin Evropian”, tha Geer në një deklaratë para hapjes së ekspozita “Të bashkuar në diversitet” me rastin e 20 vjetëve nga zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian. FLAKA

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 21:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?