Marrëveshja e Ohrit

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 09:56

Marrëveshja e Ohrit

Marrëveshja e Ohrit, për Ambasadorin Amerikan Jams W. Pardew, ishte arritja më e madhe në karrierën e Tij profesionale!
Marrëveshja e Ohrit, është marrëveshja historike e cila realizoi ëndrrën e popullit shqiptar, për jetë të barabartë e me dinjitet në tokën e Tij në Maqedoninë e Veriut!

“…Mr. Sylejmani, thank you for the kind words.
I consider the Ohrid Agreement to be the highlight of my professional career. jp…”!
(Z.Sylejmani, faleminderit për fjalët e mira.
Konsideroj se Marrëveshja e Ohrit është pika kryesore e karrierës sime profesionale. jp)!
Ma ka shkruar Ambasadori Amerikan James W. Pardew, gjatë komunikimit të Tij, me mua në facebook, më 5 Maj 2021, në ora 20:49!

Opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar, duhet ta dij se njëri nga arkitektët e Marrëveshjës së Ohrit është Ambasadori Amerikan James W. Pardew, i cili jo vetëm nuk e ka fshehur, por e ka thënë me vendosmëri dhe krenari, se Marrëveshja e Ohrit, ishte pika kryesore e karrieres së Tij profesionale!

Por gjithashtu opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar, duhet ta dijë se bazë për Marrëveshjen e Ohrit, ishte Komunikata nr. 6-të e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Kryekomandanti i saj Ali Ahmeti!
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, në krye me Kryekomandantin Ali Ahmeti, në vlerë prej 150.000,- CHF e ka financuar studion e ekspertit Amerikan Paul R. Wiliams, për hartimin e draft projektit të Marrëveshjes së Ohrit!

Marrëveshja e Ohrit është e shenjtë për shqiptarët, Ajo është e ujitur me gjakun e derdhur për liri të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Gjithashtu Marrëveshja e Ohrit, mban vulën e pashlyer të Ambasadorit të SHBA-së, Mikut të Madh të Kombit tonë, të pavdekshëmit James W. Pardew!

Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, ka shkelur gjakun e derdhur për liri të luftëtarëve të UÇK-së, Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, ka shkelur mbi pikën kryesore të karrierës profesionale të Ambasadorit Amerikan James W. Pardew!
Kush shkel mbi Marrëveshjen e Ohrit, shkel mbi SHBA-në, EU-në dhe mbi Maqedoninë e Veriut, anëtare të NATO-s!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 30 Maj 2024!

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 09:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.