Kosovë, mbi dy mijë persona aplikuan për statusin e viktimës së dhunës seksuale

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:57

Kosovë, mbi dy mijë persona aplikuan për statusin e viktimës së dhunës seksuale

Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale në Kosovë.

Kurse, pranë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, këtë vit kanë deponuar historitë e tyre 81 gra e burra, njofton Kosovapress.

Kështu u tha para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat Njeriut, ku u nënvizua se këtë vit ka më shumë raste të cilat janë trajtuar nga gjykata.

“Është gati i njëjtë trendi i aplikimeve. Është mirë që është zgjatur afati për dy vjet sepse po vazhdojnë aplikimet. I kemi 2083 raste, të aprovuar 1650, 316 të refuzuara. 40 raste janë në pritje, 50 janë të patrajtuara”, theksoi kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit, Leonora Selmani.

Në korrik të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënimin e parë për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ish-rezervisti i policisë serbe, Zoran Vukotiq, është dënuar me dhjetë vjet burgim.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?