Kurti: Ne s’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh – s’e njohin pavarësinë e Kosovës dhe s’i pranojnë krimet

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:40

Kurti: Ne s’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh – s’e njohin pavarësinë e Kosovës dhe s’i pranojnë krimet

Kryeministri Albin Kurti ka folur nga Turqia për problemet që shteti ynë ka me Serbinë, ku ka thënë se kjo e fundit nuk i pranon krimet e kryera nga Millosheviqi.

Kreu i qeverisë ka thënë se Kosova nuk do të hesht dhe do të kërkojë drejtësi për viktimat.

“Me Serbinë kena probleme për shkak se nuk po na e njohin pavarësinë dhe nuk po i pranojnë krimet e kryera nga Millosheviqi që janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocidale. Ne asnjëherë nuk do ta heshtim këtë dhe gjithmonë do të kërkojmë drejtësi për viktimat. 10 mijë civil të paarmatosur, të pambrojtur, na i kanë vra. 1133 fëmijë na i kanë vra para 25 viteve, 20 mijë gra e vajza janë të dhunuara”.

“Ata i mohojnë këto gjëra dhe përveç kësaj nuk duan ta pranojnë ekzistencën e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, sovran, demokratik që është kampion në Ballkan sa i përket progresit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka pohuar Kurti.

Kurti tutje ka thënë se shteti ynë nuk është kundër serbëve.

“Ne nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër neve, po vetën në qafë e pastë për shkak se ne do të zhvillohemi e do të përparojmë”, ka pohuar Kurti.

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?