Situata në veri, paralajmërimet për lëvizje në kufi, deklarohet policia e Kosovës

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 21:18

Situata në veri, paralajmërimet për lëvizje në kufi, deklarohet policia e Kosovës

Policia e Kosovës vijon të jetë shumë e kujdesshme në ruajtjen e kufirit verior, sidomos pas alarmit nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci qe tha se jo vetëm ushtria por edhe njerëz të Milan Radoiçiç bëjnë lëvizje të shpeshta në afërsi të Kosovës.

Nga policia thonë se vijojnë të jenë në koordinim të ngushtë edhe më reaguesin e dytë dhe të tretë, EULEX, respektivisht KFOR, me këtë të fundit që bëjnë edhe patrullime të përbashkëta në vijën kufitare.

“Ne normalisht që jemi të kujdesshëm, pranojmë informacione të ndryshme, i verifikojmë ato por tek e fundit për ne është më rëndësi që të kemi trajnime të nevojshme, pajisje të nevojshme, njerëz të duhur, në vendet e duhura në mënyrë që në rast se ndodh diçka atëherë të mund të përgjigjemi”, tha zv/drejtori i policisë në Veri, Veton Elshani.

Për ekspertët e sigurisë këto lëvizje në kufi janë të pritshme pas avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së dhe rezolutës për Srebrenicën në OKB.

“Ne jemi në luftë hibridë, je në luftë speciale, dhe s’kemi çka presim ndryshe prej luftës speciale përpos t’i sjellë dhe t’i largojë ato brigada të tyre me mendësi të viteve 90-ta por KFOR është në gatishmëri, ashtu sikurse policia dhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë”, tha eksperti i sigurisë Arben Dashevci.

Së fundmi në pjesën veriore janë sekuestruar armë si dhe uniforma të ushtrisë serbe dhe Policisë së Kosovës.

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 21:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?