Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit, Ema Radoiçiq është duke u intervistuar në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore, Veton Elshani.
Sipas tij, bashkëshortja e Radoiçiqit është ftuar nga Krimet Ekonomike në Prishtinë, dhe po intervistohet në prani të avokatit të saj.
“Konfirmojmë se në Mitrovica Veri është duke u intervistu ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, Milan Radoiçiq është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë edhe pse ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit. Ai pas 24 shtatorit dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. /Telegrafi/
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
6 Qershor, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.