E sulmoi peshkaqeni, vdes aktori i “Piratët e Karaibeve”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Qershor, 2024 14:02

E sulmoi peshkaqeni, vdes aktori i “Piratët e Karaibeve”

Instruktor sërfi, roje plazhi dhe aktor: Tamayo Perry mund t`i bënte ballë detit pa vështirësi.

Por jo edhe sulmit të një peshkaqeni: 49 vjecari, i cili mori famë me pjesëmarrjen në filmin “Piratët e Karaibeve”, nuk i mbijetoi dot incidentit të ndodhur teksa bënte sërf në Hauai.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në plazhin Malaekahana pas marrjes së njoftimit, por nuk mundën ta shpëtonin dot aktorin i cili ishte shfaqur edhe tek Charlie’s Angels, ndërsa kishte interpretuar edhe në serialin Lost e në disa filma të tjerë.

I lindur në pjesën lindore të Oahu, Perry ishte një sërfist profesionist prej më shumë se një dekade. Ai vetë kishte pohuar se disa vjet më parë, ishte përfshirë në një incident të frikshëm i cili qe shndërruar në një eksperiencë thuajse fatale për të.

Aktori nuk e pati sqaruar saktësisht se për cfarë bëhej fjalë, por thoshte vetëm se gjithshka kishte ndodhur për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit të dikujt tjetër. Kryetari i bashkisë, Rick Blangiardi e quajti vdekjen e Perryt “një humbje tragjike”.

Ai e përshkroi si një sërfist legjendar dhe shumë të respektuar dhe bëri thirrje që familjes t`i jepet në këto momente privatësi për të vajtuar. Pas ngjarjes, autoritetet postuan paralajmërime për rrezikun nga peshkaqenët në zonë.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Qershor, 2024 14:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.