Vera e nxehtë dhe temperatura të larta, sa herë në ditë duhet të bëjmë dush!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Qershor, 2024 14:39

Vera e nxehtë dhe temperatura të larta, sa herë në ditë duhet të bëjmë dush!

Temperaturat e nxehta janë të mundimshme.

Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë verës si pasojë e këtyre temperaturave. Dushi tingëllon idea më e mirë për të gjetur lehtësim nga vapa, lodhja dhe djersa. Ndaj kur vjen puna tek higjiena personale në verë, natyrshëm lind pyetja sa shpesh duhet të bëjmë dush në stinën e verës?

Shumica e njerëzve lahen çdo ditë, por kjo sipas ekspertëve është e tepruar. Ekspertët dermatologë thonë se njerëzit e teprojnë me dushin e përditshëm. Dushi i tepruar përthan lëkurën dhe prish ekuilibrat e vajrave mbrojtës të lëkurës. Për pasojë, dushi i përditshëm është i panevojshëm, sipas ekspertëve.

Sa herë në ditë duhet të lahemi në verë

Në muajt e ngrohtë të verës, dermotologët thonë se njeriu duhet të marrë në konsideratë mjedisin, aktivitetin dhe vetë trupin. Për shembull, klima e lagësht nënkupton që trupi përthith më shumë papastërti që nxjerr në pah nevojën për tu larë më shumë. Për më tepër, njerëzit që kryejnë aktivitet fizik që nënkupton djersitje më të madhe, duhet të rrisin dozat ditore të dushit. Dermatologët thonë që të tregoni kujdes me lëkurën.

Mbajeni ujin të vakët që të pengoni përtharjen e lëkurës. Uji i vakët mirëmban qarkullimin e gjakut dhe përmirëson imunitetin. Ju gjithashtu duhet të tregoni  kujdes me peshqirin. Ju nuk duhet ta fërkoni lëkurën me ashpërsi me peshqir sepse do ta dëmtoni.

Dermatologët shprehen se ju duhet të shmangni leckat e lagura me solucion anti-bakterial për fshirjen e trupit sepse ato prishin mikrobiomën e lëkurës. Rregulli i përgjithshëm për të cilin dermatologët bien njëzëri dakord është që në stinën e verës të bëni dush dy herë në ditë. Dushi i parë duhet bërë në mëngjes pasi të zgjoheni ndërsa i dyti përpara se të shtriheni për të fjetur. Dushi i mbrëmjes është i nevojshëm sepse kontribuon në cilësinë e gjumit. Në të dyja rastet, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta  sepse duke e tepruar ai mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Qershor, 2024 14:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.