Tre persona raportohen të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë
Tre persona janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se një person është raportuar i zhdukur në Prizren dhe dy në Vushtrri.
Të hënën në Prizren, një grua ka raportuar se një burrë më 22 qershor është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Në Vushtrri, po ashtu të hënën një grua ka raportuar se një grua tjetër është larguar nga shtëpia më 22 qershor dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Ndërsa rasti tjetër në Vushtrri gjatë ditës së hënë një grua ka raportuar se një grua tjetër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Policia rastet i ka cilësuar “Person i zhdukur”, dhe janë duke u hetuar.