Lajm i keq për Çekinë, sulmuesi humbet ndeshjen ndaj Turqisë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2024 13:33

Lajm i keq për Çekinë, sulmuesi humbet ndeshjen ndaj Turqisë

Patrik Schick do të humbasë ndeshjen e fundit dhe vendimtare të grupit F në Euro 2024, atë kundër Turqisë.

Sulmuesi i Bayer Leverkusen iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, pas dëmtimit në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, por përgjigjet e analizave kanë treguar se sulmuesi nuk do të jetë në gjendje të luajë këtë të mërkurë.

Çekia do të luajë këtë të mërkurë, më 26 Qershor kundër Turqisë në një ndeshje direkte sa i përket kualifikimit.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2024 13:33