Sllovenia realizon ëndrrën e kualifikimit, Danimarka lë Serbinë jashtë Euro 2024

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2024 23:35

Sllovenia realizon ëndrrën e kualifikimit, Danimarka lë Serbinë jashtë Euro 2024

Ishtë një mbrëmjen e thatë, pa gola, por sërish e mbushur plot emocion, me Slloveninë, që ka arritur të sigurojë një barazim historik, 0-0 ndaj “Tre Luanëve” të Anglisë, duke arritur kështu të kualifikohen për herë të parë, në historinë e tyre, në fazën e 1/16-ve, të një Kampionati Evropian.

Kështu, në “RheineEnergieStadion”, të Këlnit, djemtë e Matjaz Kek i kanë rezistuar sulmueve të nënkampionëve të Evropës dhe pas barazimeve ndaj Danimarkës e Serbisë, sigurojnë atë të radhës, duke u ngjitur kështu, në kuotën e 3 pikëve, në Grupin C, për ta mbyllur fazën e grupeve, në vendin e tretë vetëm 2 pikë, pas Anglisë kryesuese, teksa tashmë do të luftojë me ekipet e tjera, të vendeve të treta.

Në krahun tjetër, pa fitues u mbyll edhe sfida tejet e luftuar, në “Allianz Arena”, të Mynihut, mes “Vikingëve” të Danimarkës e Serbisë, me 90 minutat që nuk panë asnjë gol, duke e mbyllur gjithçka me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, rezultat që dërgon Danimarkën, në kuotën e 3 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë, ndërsa Serbia mbetet jashtë kompeticionit me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Në fazën e ardhshme, Danimarka do të ndeshet me organizatorët e Euro 2024, Gjermaninë, përballje e cila pritet të luhet mbrëmjen e 29 qershorit, ndërsa Anglia e Sllovenia, duke të presin deri në përfundimin e xhiros së tretë të fazës së grupeve, për të mësuar rivalët e ardhshëm.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2024 23:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.