Censi, Berisha: Janë manipuluar shifrat e regjistrimit të popullsisë, të vërtetën do e mësojmë nga hakerat…

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 21:16

Censi, Berisha: Janë manipuluar shifrat e regjistrimit të popullsisë, të vërtetën do e mësojmë nga hakerat…

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalën që iu drejton çdo pasdite mbështetësve të tij, nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, akuzoi Qeverinë se ka manipuluar shifrat e regjistrimit të popullsisë.

Berisha u shpreh se pas publikimit të shifrave, një publicist i njohur shqiptar shtroi pyetjen: “mirë, po unë kur do mësoj të vërtetën se sa shqiptarë ka në Shqipëri? Të presim nga hakerat iranianë, thotë, se mos e nxjerrin atë të dhënë”.

“Sot po lexoja një shkrim të një puthadori të Edi Ramës, i cili shkruante: u trondita shumë dhe më erdhi keq që nuk e kisha ditur më parë letrën e të ndjerës, mësueses Ina Kasimati.

Në një kohë kur ajo letër është lexuar në këtë platformë dhe ka tronditur mbarë vendin.

Por jo veshëmbyllurit e Edi Ramës, të paguarit e tij.  Jo lakejtë e tij, të cilët mashtrojnë shqiptarët.

Të cilët aplikojnë censurën më të paskrupullt ndaj qytetarëve të vendit në mbështetje të një regjim genocidal ndaj kombit.

Ashtu siç kishim paralajmëruar në mënyrën më të përsëritur manipulimin e tmerrshëm që Edi Rama dhe zyrtarë të papërgjegjshëm të tij po u bënin shifrave të regjistrimit të përgjithshëm të popullatës, ajo u faktua sot në mënyrën më të shëmtuar dhe më të plotë.

Pas publikimit të shifrave, një publicist i njohur shqiptar shtroi pyetjen: mirë, po unë kur do mësoj të vërtetën se sa shqiptarë ka në Shqipëri? Të presim nga hakerat iranianë, thotë, se mos e nxjerrin atë të dhënë.

Gjer këtu ka arritur puna me këtë njeri që nuk ka asnjë kod moral ndaj vendit dhe kombit të tij”, tha Berisha.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 21:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.