Pse është jetike që secili duhet ta dijë se cilit grup të gjakut i përket?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 08:20

Pse është jetike që secili duhet ta dijë se cilit grup të gjakut i përket?

Dhuruesit e gjakut janë të nevojshëm dhe të kërkuar. Por është jetike që secili ta dijë grupin e vet të gjakut.

Grupet e gjakut i ka zbuluar patologu, hematologu dhe serologu nga Vjena, Karl Landsteiner. Ditëlindja e tij, 14 qershori i vitit 1868, përkujtohet çdo vit, në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut.

Landsteiner zbuloi të ashtuquajturin sistem AB0 të grupeve të gjakut në vitin 1900. Për këtë zbulim ai mori në vitin 1930 “Çmimin Nobel në Psiokologji dhe Mjekësi”. Zbulimi i tij ishte gur themeli për mjekësinë. Grupi i gjakut trashëgohet.

Grupin e gjakun duhet ta dijë në fakt gjithkush, sepse në rast aksidenti infermierët dhe mjekët e kanë më të lehtë të organizojnë sa më shpejtë gjakune duhur për transfuzion, sepse jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithë. Por vetëm pak njerëz e dinë se ç’grup gjaku kanë.

Grupi i gjakut përcaktohet nga genet, pra është i trashëgueshëm. Sistemi i ashtuquajtur ABo (zero) e ndan gjakun e njeriut në katër grupe të ndryshme gjaku: A, B, AB, dhe 0.

Në rastet e dhurimit gjaku duhet të ketë të njëjtin grup si për dhuruesin edhe për marrësin. Nëse gjaku i dhuruar dhe marrësi i gjakut nuk përshtaten, atëherë gjaku mund të bllokohet dhe të ketë pasoja vdekjeprurëse. Prandaj është jetike që secili ta dijë grupin e vet të gjakut.

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut bën të qartë se sa të nevojshëm dhe të kërkuar janë dhuruesit e gjakut. Sepse shumë pak vetë dhurojnë gjak. Sa e rëndësishme është të dhurosh gjak, bëhet e qartë kur dikush ka nevojë vetë për transfuzion gjaku.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 08:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?