Gjermani-Spanjë, çerekfinalja tjetër e Euro 2024
Pas Anglisë që eliminoi Sllovakinë me shumë vështirësi, tashmë edhe Spanja ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
“Furia e kuqe” ka eliminuar Gjeorgjinë me 4-1, dhe atë me përmbysje të rezultatit.
Gjeorgjia kaloi në epërsi në minutën e 18’ me autogolin e La Normand, por kjo ishte gjithçka çfarë bënë. Spanja mori pastaj kontrollin e plotë të lojës dhe deri në fund tundi katër herë rrjetën e kundërshtarit përmes Rodrit, Ruizit, Williamsit dhe Dani Olmos.
Në çerekfinale, Spanja do të ndeshet me nikoqirin e këtij kampionati, Gjermaninë.