Bennacer largohet nga Milan? Nga Arabia Saudite të gatshëm të paguajnë klauzolën
Ismael Bennacer me shumë mundësi mund të ndryshojë ambient këtë verë.
Mesfushori i Milan-it ka adhurues në Arabinë Saudite dhe duke ditur se së fundmi ai ka vuajtur prej dëmtimeve, klubi “kuqezi” nuk do e mendonte gjatë shitjen e algjerianit përballë një oferte tunduese.
Mediet italiane raportojnë se nga Arabia Saudite janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të Bennacer, e cila është 50 milionë euro.
Është ende herët për të kuptuar se çfarë do të vendosë lojtari, por e gjitha do të varet nga propozimi përfundimtar që do të marrë Milan si dhe nga paga që do t’i ofrohet 26-vjeçarit.