Jo vetëm Douglas Luiz, Juventus pranë goditjes së radhës në mesfushë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 11:48

Jo vetëm Douglas Luiz, Juventus pranë goditjes së radhës në mesfushë

Juventus zyrtarizoi transferimin e Douglas Luiz nga Aston Villa për një operacion që në total kap shifrën e 50 milionë eurove, teksa bardhezinjtë përforcojnë nëpërmjet shërbimeve të brazilianit repartin e mesfushës. Por, nuk do të jetë Luiz goditja e vetme për italianët në këtë sektor të fushës.

Drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli është shumë pranë firmës me Kephren Thuram, djalin e legjendës Lilian si dhe vëllai i lojtarit të Inter, Marcus. Juventus është prej kohësh në negociata me Nice, klubin që zotëron kartonin e 23-vjeçarit dhe tashmë palët duken më pranë se kurrë më parë. Bardhezinjtë kanë gjetur akordin me vetë lojtarin që është gati të firmosë për dy milionë euro në sezon.

Tashmë, mbetet për të akorduar edhe mënyrën e pagesës së kartonit me Nice, teksa Juventus kërkon që të paguajë menjëherë 15 apo 16 milionë dhe më pas katër apo pesë milionë të tjera në formën e bonuseve.

Kështu, falë përforcimeve si Luiz apo Thuram, te Juventus presin të qetë edhe vendimin e Rabiot për të ardhmen me francezin që tashmë e ka përfunduar kontratën me bardhezinjtë, por që pritet vendimi i vetë mesfushorit pasi të mbyllë eksperiencën me Francën në Euro 2024. Juventus ia ka bërë të qartë ofertën Rabiot, tre vite kontratë me 7.5 milionë euro në sezon. “Topi” tashmë është në fushën e Rabiot.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 11:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.