Një tjetër përforcim për mesfushën, Liverpool piketon talentin danez

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 14:31

Një tjetër përforcim për mesfushën, Liverpool piketon talentin danez

“Të Kuqtë” e Liverpool e fuqizuan jo pak repartin e mesfushës gjatë merkatos së verës së shkuar, teksa arritën të transferonin lojtarë me goxha potencial, si Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister, Endo e Ryan Gravenberch, lojtarë këta që menjëherë kanë bërë ndryshimin në organizimin e lojës së 5 herë fituesve të Champions League.

Mirëpo, duket se për bordin e “gjigantëve” të Premier League këta lojtarë nuk mjaftojnë dhe tanimë kërkohet një tjetër mesfushës dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike lojtari është gjetur dhe vjen nga një ekip i Serie A.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e Genoa, Morten Frendrup, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e tekniku Alberto Gilardino, ku në 37 javët e luajtura ku ka nisur thuajse çdo sfidë si titullar i padiskutueshëm, teksa pëgjatë këtyre sfidave ka arritur të ndihmojë edhe shokët e tij të skuadrës, me 2 gola dhe 6 asistime.

Përsa i përket kartonit, Frendrup u transferua te Genoa, në janarin e vitit 2022, me italianët që derdhën në arkat e danezëve të Brondby vetëm 3.7 milionë euro dhe tanimë kanë shansin të përfitojnë disa miliona ekstra nga shitja e 22-vjeçarit, me “Të Kuqtë” që janë të gatshëm të ofrojnë 8-10 milionë euro për mesfushorin e qendrës.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 14:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?