Griezmann: Nuk frikësohemi Spanjës, por dyshes Williams-Yamal

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 12:20

Griezmann: Nuk frikësohemi Spanjës, por dyshes Williams-Yamal

Spanja dhe Franca do të përballen në gjysmëfinalen e parë të EURO 2024, ku do të luftojnë për të shkuar në finalen e madhe të Europianit më 14 korrik. Në prag të kësaj sfide, sulmuesi francez Antoan Grizman, ka bërë disa deklarata për kanalet zyrtare të Federata Franceze e Futbollit.

Asnjë ekip nuk na tremb. Ne duhet të kemi besim te vetja dhe të japim gjithçka në fushë për të shkuar në finale. Ka mbetur vetëm një ndeshje për të arritur në finale. Është fantastike të jesh gjithmonë në gjendje të përfundosh në top katërshen. Ne kemi për të përfituar nga skuadra që kemi, sepse është gjithmonë bukur të japësh gëzim. Spanja është një ekip i madh, me një trajner të ri, ata po bëjnë shumë mirë. Niko Uilliams dhe Lamine Xhamal janë duke bërë diferencën sa herë që kanë topin, ne duhet t’u kundërvihemi atyre”, përfundoi Grizman.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 12:20