Fonseca prezantohet te Milani: Jam këtu për të fituar trofe

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 14:06

Fonseca prezantohet te Milani: Jam këtu për të fituar trofe

Paulo Fonseca është rikthyer për të punuar në Itali, kësaj radhe ka marrë frenat e gjigantit italian AC Milan.

Trajneri portugez është prezantuar zyrtarisht si trajneri më i ri i Milanit, teksa ka folur për aventurën që e pret në San Siro.

“Dua të falënderoj klubin për besimin që pati tek unë dhe te puna ime. Jam shumë i motivuar, i emocionuar dhe besimplotë se mund të bëj një punë të mirë. E di që vij në një klub që do të fitojë”.

“Isha në muze, pashë historinë e Milanit dhe me duhet të them që kam shumë ambicie për t’u bërë pjesë e kësaj historie. Zlatan Ibrahimovic më tregoi dhe hapësirën për trofetë e rinj”.

“Jam gati për të filluar këtë aventurë, mezi po pres. Jam i vetëdijshëm se është një përgjegjësi e madhe, por edhe një nder i madh. Milani është një klub universal. Kam shumë besim se do ta bëj të fitojë”.

“Duam të jemi një skuadër dominuese, kurajoze dhe agresive, që nuk i lë kundërshtarët të luajnë dhe që i bën krenarë tifozët”, deklaroi Fonseca.

Trajneri i ri i Milanit u ndal edhe te nevoja e një qendërsulmuesi, me klubin që prej kohësh kërkon profilin ideal për zëvendësuesin e Giroud.

“E dimë që na duhet një sulmues. Po kërkojmë atë me karakteristikat e duhura. Sulmuesi ynë i ri duhet të jetë i fortë në 30 metrat e fundit. I kemi idetë e qarta, e dimë se çfarë lojtari duam dhe presim ta kemi këtu së shpejti”.

“Jam këtu edhe sepse besoj shumë te lojtarët që kemi. Besoj shumë te kjo organikë. Sigurisht që kemi nevojë për ndonjë lojtar, pasi ka disa pozicione ku mund të përmirësohemi”, deklaroi Fonseca.

21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 14:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?