Calafiori zgjedh klubin e ardhshëm, ndodhet në Angli

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 14:09

Calafiori zgjedh klubin e ardhshëm, ndodhet në Angli

Qendërmbrojtësi Ricardo Calafiori duket se ka vendosur tashmë një destinacion për sezonin e ardhshëm dhe ai do të jetë në Angli. Pritet që në ditët në vijim të konfirmohet transferimi i tij te Arsenali.

Qendërmbrojtësi italian pati një sezon të mrekullueshëm me Bolonga FC sezonin e kaluar në skuadrën surprizë të Serie A. Lojtari 22-vjeçar e mbylli sezonin e tij të mrekullueshëm duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Italisë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Ditët e fundit, Calafiori është lidhur me klube të mëdha evropiane si Real Madrid, Juventus dhe Chelsea, por më në fund, italiani ka zgjedhur ‘Topçinjtë’ për sezonin 24/25.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 14:09