Trajneri i Spanjës tregon se si ndalet Mbappe

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 16:37

Trajneri i Spanjës tregon se si ndalet Mbappe

Spanja beson, mbi të gjitha pasi kaluan Gjermaninë, besojnë se mund t’i shkojnë deri në fund këtij Evropiani. Luis de la Fuente, arkitekti i këtij ekipi, nuk fshihet në këtë pikë, i vetëdijshëm se ka në dispozicion të gjithë elementët për të realizuar këtë objektiv, ka lojtarë si Yamal dhe Nico Ëilliamns, dy talente që po spikasin në “Euro2024”:

“Është e vërtetë, kur ke dy lojtarë të tillë kaq të shpejtë, që bëjnë kaq shumë trazicione, je i rrezikshëm, por ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve, je i ekspozuar kur luan kaq lart. Nuk mund të lush gjatë gjithë kohës me 100 km/h, nuk është ky slogani im”, u shpreh De la Fuente duke u ndalur më pas te Yamal, te fakti që shpesh mërzitet kur zëvendësohet.

“Nuk e kam parë asnjë herë të mërzitur. Një lojtar duhet të kuptojë se skuadra vjen e para, duhet të ketë gjithashtu respekt ndaj atij që futet në fushë”, u shpreh trajneri i Spanjës, duke u ndalur në fund te Franca, a ka një plan për të ndalur Mbappe?

“Lojtarë me karakteristika të tilla, si Mbappe apo Dembele, që janë të shpejtë dhe godasin, ndihma e shokëve është shumë e rëndësishme. Është e vetmja mënyrë për t’i ndalur, plus ekuilibri në skuadër”, theksoi ndër të tjera De la Fuente.

Spanja duhet të bëjë nga këto e deri në fund pa shërbimet e Pedrit, i cili pësoi një dëmtim në gju, ndërsa nuk do të ketë në dispozicion për shkak kartonësh edhe Carvajal dhe Le Normand.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 16:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?