Conte nis punën te Napoli, synohet mesfushori i Gjermanisë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 17:25 Përditësuar

Conte nis punën te Napoli, synohet mesfushori i Gjermanisë

Napoli mendon për merkaton. Napoletanët duantë ndërtojnë një skuadër kompetitive dhe trajneri Conte ka gati disa emra që do të donte t’i afrohet në skuadër.

Objektivi i parë është një mesfushor. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Emre Can shihet si një alternativë e mirë për mesin e fushës te skuadra italiane.

Skuadra e Borussia Dortmund, me të cilën ai lidhet me kontratë deri më 30 qershor 2026, e vlerëson Emre Can nga 10 deri në 15 milionë euro. Lojtari turk por me pasaportë gjermane e njeh mirë kampionatin italian, pasi më parë ka luajtur për Juventusin në Torino.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 17:25 Përditësuar