“Mbappe do të jetë top”, Deschamps qetëson tifozët: Kemi bërë krenar francezët. Rabiot: Spanja ka pika të dobëta

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 12:47

“Mbappe do të jetë top”, Deschamps qetëson tifozët: Kemi bërë krenar francezët. Rabiot: Spanja ka pika të dobëta

I gjendur në qendër të një “cikloni”, i përfunduar “nën akuzë” për një paraqitje jo të shkëlqyer të ekipit të tij, por Dider Deschamps nuk e kthehen kokën pas, sheh me besim nga finalja, por më parë duhet të kalojnë Spanjën, një pengesë shumë e fortë, një skuadër me shumë cilësi, fakt që e pranon edhe Deschamps:

“Të gjithë ekipet spanjolle kanë këtë aftësi për të pasur kontroll mbi lojën. Mesfusha është një pikë e fortë e tyre, në veçanti Rodri. Ata janë ekipi që ka pasur kontrollin më të mirë të topit në këtë turne, kjo i ka bërë përshtypje të gjithëve”, u shpreh Deschamps, duke iu kthyer më pas një gazetari të pranishëm në konferencë për shtyp, i cili i vuri në pah lojën e vakët që ka shfaqur ekipi i tij:

“Nëse ju mërzisim, shihni diçka tjetër. Evropiani është një turne special, shumë i vështirë për të gjithë. Është e vërtetë që numri i golave ka qenë më i ulët se në të shkuarën, por ne kemi ditur të bëjmë krenar francezët me rezultatet që kemi arritur, në një periudhë të vështirë për ta, kjo më bën krenar”, theksoi trajneri, duke bërë dhe një koment në fund për Kylian Mbappe:

“Kemi bërë gjithçka për ta rikuperuar dhe jam i bindur se do të jetë top që nga minuta e parë. Maska e ka detyruar të modifikojë shikimin. Për të ka qenë një shok i madh, por hematoma po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Yamal-Williams? Këto dy lojtarë, edhe pse me karakteristika jo të njëjta, e bëjnë Spanjën të ketë më shumë cilësi në raport me ekipet e tjera, janë një ekip më vertikalizuar”, theksoi ndër të tjera Deschamps.

Në të njëjtën linjë me Deschamps ishte dhe Rabiot, i rikthyer në dispozicion të trajnerit pas skualifikimit me një ndeshje: “Jemi të gjithë dakord që Spanja është skuadra që luan më mirë në këtë turne. Kanë mbajtjen e topit, janë besnik të ideve të tyre, por kanë edhe pika të dobëta. Ne kemi besim, e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë”, u shpreh mesfushori i përfaqësueses franceze.

23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 12:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?