Klaus Gjasula flet për autogolin dhe golin me Kroacinë: Më iku truri në atë moment

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 13:05

Klaus Gjasula flet për autogolin dhe golin me Kroacinë: Më iku truri në atë moment

Në ndeshjen e Shqipërisë me Kroacinë që u mbyll 2 me 2, Klaus Gjasula ishte padyshim protagonisti. Gjasula hyri në rekordet e Kampionatit Europian, duke shënuar në një ndeshje autogol dhe gol.

I ftuar në emisionin Kampionët, Gjasula rrëfeu emocionet e tij në ndeshjen me Kroacinë. Ai thotë se sapo hyri në fushën e lojës me zëvendësim, gjithçka shkoi keq për kuqezinjtë. Menjëherë erdhi goli i barazimit, pastaj autogoli nga Gjasula që i dha avantazhin kroatëve.

Në minutat e fundit, Klaus Gjasula thotë se vendosi që në çdo aksion të avanconte shumë përpara për të rregulluar gabimin, siç shprehet ai. Dhe në fund, shënoi golin e barazimit duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2 me 2.

“Atë moment e kam pritur gjithë jetën. Ishte situata që lejoheshin 5 lojtarë të nxeheshin dhe unë nuk isha te ata 5 lojtarët. U nxehën më shumë sulmuesit pastaj erdhi rasti që Kroacia futi sulmuesin e gjatë dhe kështu ndryshoi situata. U nxeha pak dhe hyra menjëherë në lojë, domethënë e papritur. Kur hyra kisha shumë mendime. Kur hyra pa prekur një top, 1 me 1. Situata e dytë në fushë pastaj bëhet autogol, më iku pak truri me thënë të drejtën.

Në 3-4 minuta u ndryshua gjithë loja. Mendoja pse më ngeli mua kjo tani. Prandaj filluam kundërsulmet që kishim ne 10 minutat e fundit, ngjitesha gjithmonë para se doja të rekuperoja diçka. Kisha 2-3 situata hutimi, më kishte ikur truri, nuk isha shumë i qetë. Në fund kuptova që tani duhet të bëjmë diçka dhe prandaj u ngjita gjithmonë përpara. Që do bëja gol, normal që nuk e dija. Ndeshja ime nuk ishte, po do rregulloja gabimin që bëra”, tha Klaus Gjasula.

68
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 13:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
68
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?