“Furitë e Kuqe” me 3 mungesa në gjysmëfinalen ndaj Francës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 15:51

“Furitë e Kuqe” me 3 mungesa në gjysmëfinalen ndaj Francës

Kanë tre tituj, dhe e duan rekordin të vetëm.

Spanja, ashtu si Gjermania, është skuadra më e suksesshme në Kampionatet Evropiane, dhe futbollistët e saj e patën mirë parasysh këtë traditë ndërsa mbërritën në Mynih për gjysmëfinalen ndaj Francës.

“Furitë e Kuqe” cilësohen lehtësisht favoritë për të arritur finalen, ndonëse në “Allianz Arena” do të kenë të paktën tri mungesa të rëndësishme, teksa mesfushori “kyç”, Pedri është i dëmtuar, ndërsa mbrojtësit Le Normand e Carvajal, të pezulluar për shkak kartonash, megjithatë, trajneri Luis de La Fuente besohet se I ka gati zëvendësuesit, pra Dani Olmo për Pedri, “lepurin” Jesus Navas për Caravajal dhe Nacho Fernandez për Le Normand.

Unë bëj analizën time për Francën, si trajner i Spanjës.

Për mua është një skuadër me potencial të jashtëzakonshëm, me lojtarë të një niveli shumë të lartë.

Një ekip mjaft i bashkuar.

Kur flitet për mërzi apo kënaqësi në futboll, unë jam nga ata që futbolli vetëm e kënaq. Një ekip si Franca nuk më mërzit kurrë.

Ne do të bëjmë ndeshjen tonë dhe duam finalen. Sa për Moratën mendoj se është i padrejtë trajtimi që po I bëjnë një lojtari të tillë, një simboli kombëtar”,- u shpreh tekniku spanjoll.

“Iberikët” padyshim që janë skuadra me futbollin më të bukur ndër katër gjysmëfinalistët, dhe vetëm një herë kanë qenë në vështirësi, në çerekfinalen kundër Gjermanisë, në të cilën patën edhe fat, mirëpo ndyrshe nga “Pancerat”, Franca cilësohet si një ekip i shëmtuar dhe i mërzitshëm, ndonëse De la Fuente nuk është dakord.

Spanja ka dalë kampione e Evropës në 1964, 2008 e 2012, ndërsa tifozët duan të ndjejnë sërish emocione të tilla kur kanë kaluar plot 12 vjet, si dhe të përjetojnë emocionet, e të qënurit Kombëtarja më e titulluar sa i përket Kampionatëve Evropianë.

27
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 15:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
27
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?