Morata del nga fusha duke çaluar, u dëmtua nga një roje i sigurisë në fund të ndeshjes

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 12:08

Morata del nga fusha duke çaluar, u dëmtua nga një roje i sigurisë në fund të ndeshjes

Spanja fitoi me Francën dhe tashmë është finalen e Euro 2024. Por një episod thuajse i pabesueshëm ka ndodhur në fund të kësaj sfide, teksa futbollistët e kombëtares spanjolle po festonin. Ndërsa lojtarët e De La Fuentes ishin në pjesën e stadiumit ku ndodheshin tifozët e tyre për të festuar kualifikimin në finalen e së dielës, një tifoz hyri në fushë duke shkuar në drejtim të lojtarëve të Spanjës.

Por ai u ndoq menjëherë nga një grup rojesh të sigurisë. Por një prej tyre rrëshqiti në fushë dhe padashje goditi dhe rrëzoi Alvaro Moratën. Sulmuesi i Spanjës u ngrit dhe duke çaluar nga dhimbjet iu bashkua grupit të shokëve të skuadrës. Një ngjarje e papritur kjo për Spanjën dhe të gjithë janë të shqetësuar për fatin e kapitenit, pasi mjekët ende nuk kanë konfirmuar se si është gjendja e Moratës dhe nëse do të jetë apo jo në finale. Sulmuesi spanjoll, pas evropianit do të kthehet në Itali për të veshur fanellën e Milanit.

30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 12:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?