Argjentina, finalistja e parë në “Copa America”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 12:29

Argjentina, finalistja e parë në “Copa America”

Julian Alvarez shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa superylli argjentinas Lionel Messi dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të.

Argjentina mundi Kanadanë me rezultat 2-0 për të kaluar në finalen e CONMEBOL Copa America 2024, transmeton Anadolu.

Julian Alvarez shënoi golin e parë në ndeshje në një situatë një me një kundër portierit kanadez Maxime Crepeau në minutën e 22-të në stadiumin “MetLife” në East Rutherford, New Jersey.

Superylli argjentinas Lionel Messi dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të.

Duke fituar gjysmëfinalen ndaj Kanadasë, Argjentina, kampione e vitit 2021, do të luajë kundër Kolumbisë ose Uruguajit në finalen e së dielës në Miami, Florida.

Kolumbia do të takohet me Uruguajin në ndeshjen e gjysmëfinales që do të zhvillohet të mërkurën në Charlotte të Karolinës së Veriut.

Kanadaja, e cila humbi gjysmëfinalen, do të luajë një “play-off” për vendin e tretë të shtunën.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 12:29