Gushti rrit lëvizjet në Morinë, muaji korrik regjistroi 800 mijë persona në hyrje-dalje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 22:52

Gushti rrit lëvizjet në Morinë, muaji korrik regjistroi 800 mijë persona në hyrje-dalje

Në përgjithësi qytetarët e Kosovës po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar duke shtuar fluksin e udhëtarëve në javën e parë të gushtit në pikën kufitarë në Morinë.

Rreth 30 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës që lamë pas ndërsa mesatarja ditore arrin në 10 mijë.

Veç qytetarëve nga Kosova janë dhe turistë nga vende të rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e të tjerë që shtojnë fluksin.

Edhe në drejtim të Kosovës ka pasur fluks të lartë sidomos në orët e mbrëmjes duke krijuar radhë të gjata dhe pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë përmes doganës së Vërmicës.

Radhët në hyrje për në Kosovë gjatë mbrëmjeve krijohen edhe nga kthimi i qytetarëve të Kosovës e vendeve të rajonit nga bregdeti shqiptar.

Në korrik sipas policisë vetëm nga kjo pikë kufitare kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 800 mijë persona.

Për 6 muaj të këtij viti sipas policisë kufitare të Kosovës,  rreth 4 milionë e 479 qytetarë nga Kosova kanë hyrë e kanë dalur në pikën e përbashkët kufitare të Vërmicë-Morinë, gati 30 për qind më tepër se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 22:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?