Më shumë se nëntë muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, ende s’ka aktakuzë ndaj të dyshuarve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:48

Më shumë se nëntë muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, ende s’ka aktakuzë ndaj të dyshuarve

Kanë kaluar më shumë se nëntë muaj nga vrasja e Liridona Ademajt.

Por, as pas kaq kohësh nuk ka aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit, Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Rasti është ende duke u hetuar nga organi i akuzës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se rasti në fjalë ndodhet ende në hetime, për këtë shkak nuk mund të ndajmë me Ju informata të tjera, deri në një fazë tjetër”, tha ajo për Klankosova.tv

Ngjarja pati tronditur opinionin në Kosovë dhe më gjerë.

Rasti tragjik ndodhi në nëntor të vitit të kaluar.

30-vjeçarja u vra derisa ishte në veturë me tani ish- bashkëshortin e saj, Naim Murseli.

Ky i fundit rezultoi se ishte i përfshirë në vrasjen e saj.

Ai kishte ngritur kurth duke paguar njerëz për ta vrarë atë.

Liridona Ademaj, la pas dy fëmijë (dy djem).

Vrasja e saj nxiti reagime të mëdha.

Nga ajo kohë të dyshuarit po mbahen në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc/ Klankosova.tv

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?