Kosovë/ Pas intervenimit të KFOR-it është shuar zjarri në Prevallë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:26

Kosovë/ Pas intervenimit të KFOR-it është shuar zjarri në Prevallë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se si rezultat i intervenimit të KFOR-it nga ajri është shuar zjarri në Prevallë. Sipas tij, aktualisht nuk duket se ka shenja që të përsëritet gjendja e njëjtë me zjarret në këtë zonë.

Totaj ka bërë të ditur se si rezultat i përcjelljes së gjendjes së krijuar me në Prevallë dhe pas konsultimeve me të gjithë akterët, përfshirë edhe KFOR-in, është vlerësuar se për ta evituar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit duhet intervenuar nga ajri, raporton Telegrafi.

“KFOR-i edhe një herë e ri konfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë. Gjatë intervenimit nga ajri, nga ana e KFOR-it, me anë të helikopterëve është hedhur ujë, ndërsa, zjarri është shuar dhe nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë”, ka njoftuar Totaj në rrjetet sociale.

Sipas tij, pavarësisht këtij zhvillimi, bashkë me të gjithë akterët relevant në terren po monitorohet situata në Prevallë.

Në të njëjtën kohë ka shprehur mirënjohje për KFOR-in dhe gjithë akterëve që kanë kontribuar për menaxhimin dhe shuarjen e zjarrit, përfshirë DES-in dhe zjarrfikësit.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?