SHBA, tentoi rrëmbimin e një 7-vjeçareje, shqiptari rrezikon burgim të përjetshëm 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 21:30

SHBA, tentoi rrëmbimin e një 7-vjeçareje, shqiptari rrezikon burgim të përjetshëm 

Një 23-vjeçar nga Shelby Township u akuzua të enjten në lidhje me tentativën e dyshuar të rrëmbimit të një vajze 7-vjeçare në Sterling Heights dhe një vajze 15-vjeçare në Clinton Township.

Endi Bala, 23 vjeç, akuzohet për tentativë rrëmbimi të fëmijëve, që dënohet deri në burgim të përjetshëm, nëse rezulton fajtor.

Bala u arrestua nga Policia e Sterling Heights të martën pasi dyshohet se iu afrua një vajze 7-vjeçare në Parkun e lumit Clinton North, e tërhoqi nga biçikleta dhe e futi në makinën e tij, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Macomb.

Një orë më parë, dëshmitarët thirrën 911 pasi panë një burrë që detyronte një vajzë 15-vjeçare të futej në një sedan të bardhë në rrugën Clinton River Road në lindje të Hayes, tha në një deklaratë për shtyp Departamenti i Policisë së Township Clinton. Vajza po ecte në rrugën Clinton River Road.

Ai dyshohet se ka kapur kokën dhe qafën e vajzës dhe ka tentuar ta fusë në makinën e tij, sipas prokurorëve. Një banor ka ndërhyrë për të ndihmuar vajzën të ikë dhe ka lajmëruar banorët e tjerë, të cilët kanë telefonuar në numrin 911, sipas prokurorëve.

Magjistrati i Gjykatës së Qarkut 41-A i Sterling Heights, Michael Piatek e dërgoi Balan në burgun e qarkut Macomb.

Tezja e vajzës 7-vjeçare, e ndihmuar nga qytetarët, janë përleshur me Balën, sipas policisë së Sterling Heights.

“Për shkak të punës së shkëlqyer nga tezja e 7-vjeçares, shtetasja jonë vullnetare dhe efektivët të cilët kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, një i dyshuar shumë i rrezikshëm është nxjerrë nga rruga, dhe një vajzë 7-vjeçare është shpëtuar”, tha kapiteni Mario Bastianelli, oficer i informacionit publik për Departamentin e Policisë Sterling Heights.

Prokurori i çështjes, Mark Laws, kërkoi një garanci prej 5 milionë dollarësh, por avokati i Balës tha se kjo do të ishte e tepërt dhe e papërballueshme pasi ai tashmë kishte një obligacion prej 2 milionë dollarësh në Clinton Township.

Laws tha se ai kishte shqetësime se Bala mund të largohej, pasi ai kishte udhëtuar në Shqipëri tre herë në gjashtë vitet e fundit.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 21:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?