Ngjarje rasti në MPJ me rastin e përfundimit të mandatit të shefit të Delegacionit të BE-së – ambasadorit Dejvid Gir

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 21:56

Ngjarje rasti në MPJ me rastin e përfundimit të mandatit të shefit të Delegacionit të BE-së – ambasadorit Dejvid Gir

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski organizoi ngjarje rasti me rastin e përfundimit të mandatit të shefit të Delegacionit të BE-së në Maqedoni – ambasadorit Dejvid Gir. Në këtë ngjarje, Mucunski, siç informojnë nga Ministria, ka theksuar se qëllimi kryesor i shtetit, mbetet që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt, dhe i nënvizoi detyrat prioritare në politikën e jashtme, ku integrimi evropian dhe realizimi i anëtarësimit të plotfuqishëm, përfaqësojnë prioritet të lartë.

Duke folur për periudhën e gjatë të procesit tonë të integrimit në BE, Mucunksi theksoi se bashkëpunimi dhe konstruktiviteti i treguar nga ana jonë është atribut i njohur në udhëheqjen e procesit. Veçantia e dosies sonë dhe përvoja përgjatë të cilës kalojmë në anëtarësimin drejtë BE-së është kualifikues i vërtetë, i cili vlerësojmë se meriton trajtim dhe njohje të veçantë nga vendet anëtare të BE-së.

Mucunski, siç thuhet në kumtesë, iu referua prioriteteve të tjera që i kemi para nesh në arritjen e qëllimeve tona strategjike: përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, forcimin e marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë, bashkëpunimin aktiv rajonal, rikthimin e besimit në institucionet shtetërore dhe fillimin e një lufte pa kompromis kundër korrupsionit, me sundimin e ligjit si parim udhëheqës. Ai iu referua edhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe Komisionin Evropian, duke theksuar se mbështetja dhe ekspertiza e Unionit janë thelbësore për reformat, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit, duke theksuar se si vend vlerësojmë shumë ndihmën që na vjen nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së dhe KE-së, ndërsa partneriteti me BE-në do të vazhdojë të zhvillohet me të njëjtin ritëm dhe në bazë të vlerave dhe parimeve të përbashkëta.

Ministri, mes tjerash, e theksoi rolin dhe punën aktive të ambasadorit Gir gjatë katër viteve të kaluara, në periudhë të sfidave të mëdha dhe situatave me të vërtetë të vështira, pasojat e të cilave i ndjenë të gjitha vendet, duke përfshirë edhe qytetarët në vendin tonë. Njëherësh, ai shfaqi mirënjohje për punën e tij dhe bashkëpunimin intensiv, me çka qasja aktive dhe produktive e ambasadorit Gir, kishin kontribut të madh në realizimin e qëlimeve të hartuara, që gjithashtu lë vulë të madhe në marrëdhëniet me BE-në dhe KE-në dhe në arritjen e performancave të jashtëzakonshme të Delegacionit të BE-së në Maqedoni, të cilat do të mbeten të regjistruara përgjithmonë.

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 21:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?