Ukraina e merr nën kontroll edhe një qytet tjetër rus

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 22:35

Ukraina e merr nën kontroll edhe një qytet tjetër rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll edhe një qytet tjetër rus, atë të Sudzhait.

Forcat ukrainase ishin në Sudzha, qytet ky që ndodhet 105 kilometra në jugperëndim të qytetit Kursk, që nga e mërkura e kaluar, por ky është konfirmimi i parë nga Zelenksy se ushtria e tij tashmë e ka marrë nën kontroll qytetin.

Shefi ushtarak ukrainas Oleksandr Syrskyi tha se trupat ukrainase kanë përparuar 35 kilometra përmes mbrojtjes ruse që nga fillimi i sulmit të tyre të befasishëm, duke kapur 1150 kilometra katrorë territor dhe 82 vendbanime.

Syrskyi tha se një zyrë komanduese ushtarake është ngritur në Sudzha “për të ruajtur ligjin dhe rendin dhe për të përmbushur nevojat prioritare të popullsisë në territoret e kontrolluara”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Inkursioni tokësor i Ukrainës ka detyruar dhjetëra mijëra rusë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka vënë Rusinë në këmbë ndërsa ajo përpiqet të zmbrapsë trupat e Kievit.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 22:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?