Perinski për gjendjen në Qytetin e Shkupit: Pres zgjidhje në kuadër të ligjit, propozimi i BNJVL-së do të shqyrtohet në seancën e ardhshme të Qeverisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 22:52

Perinski për gjendjen në Qytetin e Shkupit: Pres zgjidhje në kuadër të ligjit, propozimi i BNJVL-së do të shqyrtohet në seancën e ardhshme të Qeverisë

Kërkesa e kryetarëve të komunave të Shkupit për heqjen e ingerencave të Qytetit të Shkupit në sferën komunale është rezultat i presionit të përditshëm të qytetarëve, të cilët me të drejtë janë të pakënaqur nga shërbimet, të cilat janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, thotë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, dhe i cili thekson se për këtë çështje do të diskutohet në seancën e ardhshme të Qeverisë, me qëllim për të gjetur zgjidhje për situatën në Qytetin e Shkupit.

“I kuptoj kërkesat e kryetarëve të komunave dhe pajtohem plotësisht me qëndrimin e tyre se banorët e Shkupit, për fat të keq, për shkak të një personi, i cili e ka pushtuar qytetin, jetojnë në kushte nën standarde. Hapi i marë nga kryetarët është sublim nga inati i qytetarëve, të cilët i drejtohen çdo ditë. Propozimi nga ana e BNJVL-së supozoj se do të shqyrtohet në seancën e ardhshme të Qeverisë, ku do t’i shprehim qëndrimet tona në bazë të mekanizmave ligjorë dhe jam i bindur se do të miratohet zgjidhja më e mirë për qytetarët e Qytetit të Shkupit. Thelbi është se çdo mosveprim, në përputhje me kompetencat, të cilat i janë përcaktuar me ligj dhe për të cilat ai merr pagë nga qytetarët e Shkupit, është në vetvete shkelje e ligjit, që mund të trajtohet si keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, thotë Perinski, informojnë nga MVL-ja.

Ai publikisht u bën thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa dhe aktivitete për të përcaktuar se pse kryetarja e qytetit të Shkupit nuk vepron në përputhje me kompetencat e tij dhe me këtë rrezikon jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Shkupit.

Sipas Perinskit, është e palejueshme dhe e rrezikshme të ketë mbeturina të grumbulluara dhe të shpërndara nëpër rrugët e Shkupit në çdo hap dhe në temperatura jashtëzakonisht të larta. Janë të turpshme dhe të rrezikshme, sipas ministrit, hapësirat me barë të pakositur në hapësirat publike nën komptencën e qytetit, ku qytetarët e Shkupit zbaviten dhe luajnë më të rinjtë. Ndërkohë, nuk ekziston fjalë e përshtatshme për transportin publik të parregullt dhe të pasigurt, e cila është e vetmja formë transporti për mijëra qytetarë.

“Në fakt dhe qytetarët e Shkupit çdo ditë dëshmojnë për gjendjen në rrugë, ndërsa rrjetet sociale janë vërshuar me fotografi të hapësirave publike. Kjo në vetvete thotë se padyshim problemi duhet të zgjidhet urgjentisht, në përputhje me ligjin dhe se secili faktor duhet të veprojë në kuadër të kompetencave dhe ingerencave të tij”, theksoi Perinski.

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 22:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?