Drita prek play-offin e Ligës së Konferencës pas fitores dramatike në 120 minuta, një hap larg grupeve 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 22:57

Drita prek play-offin e Ligës së Konferencës pas fitores dramatike në 120 minuta, një hap larg grupeve 

Drita ka shënuar fitore ndaj Audas pas vazhdimeve me rezultat 3-1, duke kaluar në play-off të Ligës së Konferencës. 

Pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 1-1, skuadrat shkuan në vazhdime, ku gjilanasit shkëlqyen.  

Të besuarit e Zekirija Ramadanit luajtën në pjesën e parë  një lojë mjaftë të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre.  

Ndërsa në minutën e 42-të Drita kishte dy mundësi shumë të mira, ku Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj gjuajtën drejt porte, por në të dyja rastet portieri mysafir arriti të ruajë portën e tij.  

Në pjesën e dytë Drita shtoi sulmit, ndërsa trajneri Ramadani shtoi forcat në sulm,  pasi futi në lojë dyshen Ilejsa Zylfiji dhe Arb Manaj. 

Në minutën e 74-të, Raddy Ovouka futet në zonë dhe ndalet nga një prej lojtarëve të Audas, me gjyqtarin që akordoi penallti. 

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0. 

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku në minutën e parë letonezët shënuan me anë të Mor Talla për 1-1. 

Por Drita nuk u dorëzua, pasi që arriti të kthejë epërsinë me golin e  shënuar nga Rron Broja nga afër për 2-1 pas një aksioni të bukur. 

Drita vazhdoi me sulme dhe Blerim Krasniqi dhe Iljesa Zylfiji ishin shumë afër golit, por nuk ia dolën, me këtë të fundit që qëlloi shtyllën. 

Në minutën e 115-të, në skenë doli Albert Dabiqaj i cili me kokë shënoi gol të bukur për 3-1. 

Deri në fund Drita ruajti rezultatin dhe për herë të parë në histori të klubit kalojnë në fazën play-off të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/  

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 22:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?