Shkupi pret formimin e Qeverisë në Sofje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 19:04

Shkupi pret formimin e Qeverisë në Sofje

Tani për tani, nuk ka sinjale për bisedime me autoritetet në Sofjen zyrtare. Ministri i jashtëm Timço Muçunski, pret formimin e një qeverie politike në Sofje sa më shpejt të jetë e mundur. Fakt është se Bullgaria po hyn në një periudhë zgjedhore dhe ne presim që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen atje këtë vjeshtë tha Mucunski.

“Unë uroj që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi një qeveri politike me fqinjin tonë me të cilin mund të diskutojmë, të hapim një dialog në një numër nivelesh, nga niveli më i lartë, në njëfarë niveli të ministrive të jashtme. Unë gjithmonë besoj në arsyeshmërinë dhe gjithmonë besoj se procesi i integrimit të vendit tonë në BE, sa është në interesin tonë, aq është edhe në interesin e të gjithë fqinjëve tanë”, tha Timço Mucunski – Ministër i Punëve të Jashtme.

Ai thotë se pozicionet maqedonase janë të njohura qartë dhe se nuk ka asnjë devijim prej tyre dhe se bazuar në qëndrime të tilla, ne duhet të flasim jo vetëm me Bullgarinë, por me të gjithë fqinjët tanë

“Ne themi se duhet të kemi siguri se proceset që do të udhëheqim në të ardhmen do të jenë të parashikueshme dhe, kjo është e rëndësishme si për ne si vend, duke mbrojtur interesat nacionale të qytetarëve, ashtu edhe për BE-në, sepse çdo bilateralizim shtesë i procesit të integrimit evropian shkatërron legjitimitetin e zgjerimit të BE-së. Ne themi se nëse ndihemi të sigurt, rruga përpara mund të arrihet sipas kritereve të prekshme dhe të matshme, të cilat rrjedhin nga standardet evropiane, atëherë kemi hapësirë për të diskutuar se si të lëvizim rrugën e Maqedonisë si vend, me planin që parashikojmë”, shtoi Timço Mucunski – Ministër i Punëve të Jashtme.

Mucunski së fundmi deklaroi se vendi është i gatshëm t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, por ato të hyjnë në fuqi kur Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, duke u siguruar kështu se Bullgaria nuk do të vendos pengesa të reja./Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 19:04