Lista e ilaçeve do të zgjerohet sërish pas 6 muajsh, ja sa do të vijnë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 19:09

Lista e ilaçeve do të zgjerohet sërish pas 6 muajsh, ja sa do të vijnë

Pas gjashtë muajsh, lista pozitive e ilaçeve pritet të zgjerohet me emra të rinj ilaçesh të kërkuara nga pacientët tashmë sa vite, shkruan Alsat.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari kujtoi se nga viti 2009 lista pozitive është ripërtërirë vetëm  një herë duke u shkaktuar pacientëve pamundësinë e marrjes së ilaçeve të nevojshme.

“Pas vitit 2009, vetëm në vitin 2014 ka pasur vetëm një ilaç, tash lista pozitive zgjerohet me 9 ilaçe të reja, me 9 gjenerikë të rinj të cilët janë pothuajse të pashmangshëm për shumicën e sëmundjeve në Maqedoni. Pas gjashtë muajsh planifikojmë që sërish ta zgjerojmë listën edhe me disa ilaçe. Fillimisht do të diskutojmë me drejtorin e Fondit për të parë se cilat janë mundësitë edhe disa ilaçe të vendosen në listën pozitive që t’ua lehtësojmë atyre që janë kryesorët në fushën tonë e ata janë pacientët”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Ministri Taravari gjithashtu tha se nuk ka informacion nëse ndonjë kompani është paraqitur në tenderin  e dytë të shpallur për stacion të kompresorëve në qendrën e klinikave “Nënë Tereza”.

Në rast se dështon edhe tenderi i dytë, Taravari tha se ndihmë do të kërkojnë nga ekspertët.

“Do të pyesim ekspertët se si mund të ulemi me dikë dhe të kërkojmë që sa më shpejtë të zgjidhet kjo çështje, nuk kemi opsion tjetër. Sallat funksionojnë, ne kemi gjetur “bekap” që të funksionojnë dhe do të funksionojnë përveç nëse kompania do të filloj t’i instaloj ndoshta do të na duhen 10 ditë të mos punojnë sallat derisa të çkyqen kompresorët e vjetër dhe të vendosen të rinjtë”, u shpreh Taravari.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës qëndruan në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, me rastin e vënies në punë të pajisjeve të reja mjekësore në vlerë prej një milion eurosh./ Alsat.mk

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?