Portieri zviceran, Yann Sommer është pensionuar zyrtarisht nga Kombëtarja e Zvicrës pas 12 viteve qëndrim te Helvetikët.
Anëtari i skuadrës italiane Inter i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren në moshën 35 vjeçare, ku ka 10 vite që është portieri i parë.
35-vjeçari ka debutuar me helvetikët në vitin 2012, derisa deri më tani ka zhvilluar 94 ndeshje.
Sommer do të mbahet në mend si portieri me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtares së Zvicrës.
“Kam vendosur që ta mbyll karrierën si portier për përfaqësuesen e Zvicrës. Ishte një nder dhe privilegj i madh të përfaqësoja vendin tim në nivelin më të lartë për 12 vjet dhe në 94 ndeshje ndërkombëtare”.
“Koha ime në përfaqësuese do të thotë shumë për mua. I shikoj me krenari momentet e shumta të paharrueshme, lojërat emocionuese, fitoret që festuam së bashku dhe sfidat që kemi kaluar së bashku”, ka shkruar portieri zviceran.
Sommer që është pjesë e kampionëve në fuqi të Italisë, Inter ka bërë karrierë edhe në Zvicër te Basel, Vaduz e Grasshoppers si dhe në Gjermani te Bayern Munich dhe Borussia Moenchengladbach. /Telegrafi/
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
19 Gusht, 2024 12:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.