City feston në “Stamford Bridge”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Gusht, 2024 16:33

City feston në “Stamford Bridge”

Enzo Mareska humbi ndeshjen e tij të parë në Premier League si trajner i Chelsea, pasi Manchester City i mposhti me rezultatin 2-0 në “Stamford Bridge”, duke e nisur me stil mbrojtjen e titullit.

Sitizens u dalluan për një lojë mjaft cilësore, e ditën ta menaxhonin takimin, detaje që bënë diferncën dhe i dhanë fitoren ekipit të Pep Guardiolës kundër një tekniku që dikur kishte qenë nën tutelën e tij.

Erling Haland-it iu deshën 18 minuta që të zhbllokonte  rezultatin. Kjo është rrjeta e 91 për norvegjezin në 100 takime me ekipin anglez.

Në vazhdim, VAR i anuloi një gol bluve të Londrës. Goli i dytë u shënua nga Kovaçiç në minutën e 84. Fitorja gëzoi trajnerin e Sitit, Pep Guardiola.

Pep Guardiola, trajner i Manchester City: Nuk e prisja këtë fitore. E di se çfarë mund të bëjnë këta djem, por ishin pa stërvitje. Vitin e kaluar nuk mundëm të fitonim dot në ‘Stamford Bridge’, e ky është lajm i mirë. Lajmi i keq është se kemi ende 65 apo 70 takime për të luajtur. Por kjo nisje na rrit besimin në ekip.

Ndërsa tekniku i bluve, Enzo Maresca shpjegoi çfarë shkoi keq ne skuadër.

Enzo Maresca, trajner i Chelsea: Performanca ishte e mirë dhe ne garuam kundër ekipit më të fortë në botë. Luajtëm mirë dhe krijuam raste! Dallimi më i madh ishte brenda zonës dhe si e menaxhuan topin në fund. Ata janë mjeshtër në këtë! Nuk na pëlqen të humbim ndeshje, por performanca ishte e mirë!

Sulmuesi kuqezi Armando Broja nuk ishte grumbulluar me ekipin në sfidën e parë të sezonit, ndërsa është në kërkim të një skuadre të re në këtë merkato vere.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Gusht, 2024 16:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?