Zhvillimet në veri të Kosovës, Osmani: Çështja e urës së Ibrit nuk duhet të bëhet temë e dialogut me Serbinë!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:48

Zhvillimet në veri të Kosovës, Osmani: Çështja e urës së Ibrit nuk duhet të bëhet temë e dialogut me Serbinë!

Për cështjen e urë së Ibrit dhe paralajmërimin nga qeveria për hapjen e saj për qarkullimin e automjeteve ka diskutuar presidentja Vjosa Osmani në një takim që ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Sipas njoftimit Osmani në takim ka përsëritur qëndrimin e saj se çështja e hapjes së urës nuk duhet assesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë.

“Presidentja ka ritheksuar se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka cekur rëndësinë e konsultimit dhe koordinimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”

Sipas saj hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve, por suksesi I qëndrueshëm arrihet bashkë me aleatët.

“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë”, ka shkruar Osmani.

Qeveria e Kosovës muaj më parë  ka paralajmëruar hapjen e urës që e ndan qytetin e Mitrovicës së jugun  dhe atë të Verut por është kundërshtuar nga faktori ndërkombëtar.

Ata kanë shfaqur drojën se hapja e urës mund të nxis tensione të reja ndëretnike ndërsa rrezikohen ushtarët e NATO-s.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?