Blinken: Izraeli mbështet planin e propozuar nga SHBA, Hamasi të bëjë të njëjtën gjë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 22:54

Blinken: Izraeli mbështet planin e propozuar nga SHBA, Hamasi të bëjë të njëjtën gjë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi mbrëmjen e së hënës se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e mbështet propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve, ndërsa shtoi se një gjë të tillë duhet të bëjë edhe Hamasi.

“Në një takim shumë konstruktiv me Netanyahun sot, ai më konfirmoi se Izraeli e pranon propozimin amerikan. Ai e mbështet atë. Tani i takon Hamasit të bëjë të njëjtën gjë,” deklaroi diplomati amerikan.

I pyetur nëse Netanyahu ka pranuar përfundimisht një armëpushim si pjesë e marrëveshjes, Blinken deklaroi se “propozimi urë” pasqyron marrëveshjen e armëpushimit.

“Propozimi urë pasqyron marrëveshjen e armëpushimit që Presidenti Biden e vuri përpara botës në maj, që është përfshirë në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kjo e bën të qartë se ky proces do të vazhdojë në faza: Armëpushimi i parë fillestar gjatë gjashtë javëve, në të cilin pengjet lirohen, të burgosurit shkëmbehen dhe fillojnë negociatat për kushtet e nevojshme për një jetë të qëndrueshme. Kështu thotë marrëveshja.”, deklaroi Blinken.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 22:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?