Mickoski do ta padis Petrovsken për deklaratat e saj me ngjarjet në Hasanbeg

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:33

Mickoski do ta padis Petrovsken për deklaratat e saj me ngjarjet në Hasanbeg

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media pasditen e sotme ka folur edhe në lidhje me deklaratën e Sllavjanka Petrovskës nga LSDM, e cila kjo e fundit në rrjetin social Facebook shkruajti se prapa përleshjeve me armë në Hasanbeg qëndron Boris Mutkov – Fantom, njeriu i afërt me Mickoskin.

Kryeministri Mickoski tha se është konsultuar me ekipin e tij të drejtësisë dhe se do të ngrej padi kundër Petrovskës në lidhje me deklaratat e saja.

“Me keqardhje e lexova statusin e saj, nuk është hera e parë që zonja Sllavjanka Petrovska e lidh rastin për të më goditur mua dhe familjen time në një mënyrë kaq të poshtër, me shumë gënjeshtra, trillime e konstruksione. Ajo për fatin tim të keq, në mënyrë monstruoze me akuzon. Nuk dua të hy në thellësi, e lë në ndërgjegjen e saj, nuk dua të hy ne thellësinë e mendimit të saj çka ka publikuar. U konsultova me ekipin tim të drejtësisë dhe do të ngrej padi për shkak se dua që organet, dëshiroj që gjyqi të zbardh rastin dhe të shoh se çfarë dëshmishë ka zonja Petrovska, se unë kam porositur vrasje, gjithsesi unë kam familje, familja ime funksionon në qytet dhe nuk dëshiroj që të ndodhen në situat të papërshtatshme”.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?