Sulmi terrorist në Banjskë, tre të dyshuarve iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:40

Sulmi terrorist në Banjskë, tre të dyshuarve iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur të zgjasë masën e paraburgimit për dy muaj për tre të dyshuarit Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Lajmi është konfirmuar nga Medina Gashi, bashkëpunëtore profesionale në zyrën e kryetares së gjykatës.

“Duke iu përgjigjur kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka marrë aktvendim më 20 gusht 2024 dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke vendosur që masa e paraburgimit për tre të pandehurit të zgjatet për 2 muaj”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Toliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq janë në paraburgim që nga 26 shtatori 2023. Ata përballen me akuza për veprat penale: “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në incidentin e ndodhur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy oficerë të tjerë të policisë.

Pas këtij sulmi, tre nga sulmuesit u vranë, ndërsa të tjerët u tërhoqën pas një qëndrimi të shkurtër në Manastirin e Bajnskës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi pamje që tregonin Milan Radoiçiq, duke theksuar se ai ishte udhëheqësi i grupit terrorist përgjegjës për sulmin ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Më vonë, Radoiçiq pranoi përgjegjësinë për sulmin terrorist.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?