Mexhiti e Taravari bashkë në “K’tu Fest”: Kultura është shpërfaqje e shpirtit të kombit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:08

Mexhiti e Taravari bashkë në “K’tu Fest”: Kultura është shpërfaqje e shpirtit të kombit

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, mbrëmë kanë marrë pjesë në në edicionin e 11-të të festivalit “K’tu Fest”, në Strugë.

“Kultura është shpërfaqje e shpirtit të kombit. Pra është një pasqyrë që reflekton botëkuptimet e thellësinë e kombit. Arti është ura që përbashkon popujt, ndërsa teatri është skena më madhështore ku pikëtakohet shpirti dhe urtësia.

Pjesëmarrja e mbrëmshme në edicionin e 11-të të festivalit “K’tu Fest”, bashkë me ministrin Arben Taravarin, ishte një nder i jashtëzakonshëm. Në teatrin Poshka të Strugës, secili çast ishte i veçantë, një valë emocionesh që rrëfen e rikujton fuqinë e artit. E mbrëmshmja shfaqje ishte përkujtim për një të kaluar të vështirë të popullit tonë, që asnjëherë nuk duhet harruar.

Arti është zemra e një kombi dhe skena është vendi ku ajo rreh më fuqishëm. Kombi ynë është i gjallë, sepse arti, teatri, skena, festivali i saj është një truall gjallues dhe frymëzues. Çdo ditë, sot, nesër e përgjithmonë, në çfarëdo funksioni që do të jem, do të kujdesëm që kjo zemër frymëzuese të mos ndalojë kurrë.

Falemnderit për këtë mbrëmje të bukur arti!”, ka shkruar Mexhiti.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:08