Dua Lipa në daljen e fundit me të dashurin, u shfaq me stoli luksoze në vlerë 69 mijë euro

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:21

Dua Lipa në daljen e fundit me të dashurin, u shfaq me stoli luksoze në vlerë 69 mijë euro

E kupton që veshja jote është në nivel tjetër kur një fustan i “Bottega Veneta” që është shitur plotësisht dhe një palë këpucë me vlerë 1,500 dollarë konsiderohen pjesët më të zakonshme të kombinimit. Dhe pikërisht kështu ishte rasti me dukjen e fundit të Dua Lipës.

Dua Lipa në një dalje të fundit me të dashurin e saj, Callum Turner, kishte vendosur bizhuteri me vlerë dhjetëra mijëra dollarë në mbrëmjen e 16 gushtit në Londër, shkruan revista Maire Claire.

Ajo kishte veshur një fustan asimetrik nga “Bottega Veneta” në ngjyrë të kuqërremtë të thellë, të kombinuar me një çantë angular dhe këpucë të zeza me rripa, gjithashtu nga kjo markë luksi.

Edhe pse këto pjesë tërheqin shumë vëmendje, bizhuteritë e Lipës e morën gjithë vëmendjen. Kombinimi i saj i bizhuterive kapte një vlerë prej 76,800 dollarësh (69,000 euro)—pra, si çmimi i një veture të re, një rroge vjetore, ose disa semestra të universitetit.

Ylli i popit ishte e veshur me bizhuteri të shtrenjta, duke mbajtur një unazë të mbushur me diamante nga ‘Tiffany & Co’. ‘Double Row Ring’ (10,000 dollarë), një orë të artë ‘Panthère de Cartier’ (21,000 dollarë/18,900 euro), dhe një unazë të vogël (5,800 dollarë/5,200 euro) nga koleksioni ‘Tiffany HardWear’ – versioni në formë unaze i varëses së preferuar të Lipës, që kushton 166,000 dollarë (149,000 euro).

Edhe pse këto pjesë individualisht kanë çmime të frikshme, shtesa e fundit e Lipës i bëri këto bizhuteri ekstravagante të duken si sende të zakonshme. Ajo përfundoi kombinimin me një byzylyk të artë ‘Tiffany Lock’ me vlerë 40,000 dollarë (35,900 euro), i mbuluar me diamante të prera në formë të rrumbullakët.

Lipa nuk është e vetmja që adhuron byzylykët me çmim të lartë. Yje si Katy Perry dhe Hailey Bieber kanë mbajtur të njëjtin stil. Florence Pugh madje ka qenë protagoniste në fushatën e ‘Tiffany’ për byzylykët Lock.

Kjo tregon se Lipa bëri një zgjedhje të stiluar për natën e saj të takimit me të dashurin. /Telegrafi/

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?